Dështon për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 1 nëntorit të vitit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji.

Për të paktën pesë seanca dështon hapja e shqyrtimit të dosjes në Gjykatë, ku shpesh shkak është bërë mbrojtja.

Këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen.

Seanca e radhës u la në datën 15 qershor, në orën 10:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re