Nga një maji zyrat e gjendjes civile do të reduktohen. Në të gjithë vendin do të jenë të hapura vetëm 150 sportele.

 

Mbyllja e shërbimeve ka ardhur si rrjedhojë e revulucionit dixhital. ministri Bledi Çuçi tha pas mbeldhjes së qeverisë se do të qëndrojnë të hapura vetëm ato sportele ku është e nevojshme prania fizike e qytetarit.

 

BLEDI ÇUÇI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

 

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm onlinë. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online”, tha ai.

 

Autonomia spitalore ishte një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e këshillit të ministrave.

 

OGERTA MANASTRILIU

MINISTER E SHENDETESISE

 

Autonomia spitalore vjen përmes kartës së performancës që plotësohet sipas kritereve që do vendosen nga këshilli i ministrave nga spitalet që kanë aftësi për ta përfituar kartën e performancës dhe të autonomisë spitalore. I hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve të kujdesit spitalor. Do të çojë në një eficienë më të mirë të fondeve, duke angazhuar të gjitha fondet dhe struktura të tjera dhe të gjithë strukturat e spitaleve në vend.

 

Nisma sipas minsitres Manastirliu do të aplikohet fillimisht në spitalin e ri të Fierit brenda këtij viti e më pas në strukturat e tjera spitalore.