Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker ka bërë sërish thirrje autoriteteve të Kosovës që të heqin aksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

 

Diplomati amerikan këto komente I ka bërë në Shkup,  ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”. Në këtë seminar Reeker, është është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ku ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin.

 

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm. Ne nuk kërkojmë nga Kosova që t’ia japë Hënën, por të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës për një kohë të caktuar. Pastaj do të mund të shohim se çka do të mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar përderisa nuk arrihet ujdi për të gjitha aspektet e saj”.

 

Ndër të tjera në komentet e tij ai ka theksuar se Kosova, nuk humb asgjë nëse negocion, por mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, ai ka ftuar edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

 

Ai ka përmendur edhe mbështetjen amerikane për Kosovën, duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës.

 

“Qytetarëve të Kosovës ju themi se e kuptojmë frustrimin tuaj, dhe e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar të ardhmen tuaj, dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk diskutohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj. SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran. Ne qëndrojmë pas jush në vazhdimësi. Por, në disa raste ne kemi ardhur te ju me kërkesa të rëndësishme dhe kjo është njëra prej këtyre herëve. SHBA-ja, ndoshta mikja juaj më e afërt strategjike, beson se arritja e një marrëveshje me Serbinë është e vetmja rrugë që Kosova të shkojë përpara. Fakt është që Kosova nuk mund t’i kthehet dialogut me Serbinë pa suspendimin e taksës, gjë që ne besojmë se është në interes të Kosovës, SHBA-së dhe të gjithë rajonit. Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mosmarrëveshje serioze me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kam frikë se Kosova dëmton marrëdhëniet tona bilaterale, marrëdhënie të cilën ne e vlerësojmë shumë” transmeton rel.

Ndërkohë që diplomati amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për shkak se kjo është interes strategjik i SHBA-së.

 

“Marrëveshja historike e Prespës është ajo e cila ia hapi rrugën Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës së veriut duke përshpejtuar procesin e integrimeve evropiane. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbështesin aspiratat e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar anëtarësim në Bashkimin Evropian, jo për shkak se jemi zemërmirë, por për shkak të strategjisë së SHBA-së për të pasur paqe, prosperitet dhe stabilitet në Evropë, për të cilën ne luftuam së bashku 75 vjet më pare. Zgjerimi, si shtytje për reformat politike dhe ekonomike të nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim në institucionet evropiane, përpara sfidave të brendshme dhe të jashtme, duhet të mbetemi të përqendruar dhe të angazhuar në punë për të avancuar synimet për qeveri më transparente dhe të përgjegjshme, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe krijimin e kushteve për të pasur një sektor civil të përkushtuar”.

 

Reeker po ashtu tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras, si dhe ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, duhet që të mburren me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila o dha fund kontestit për çështjen e emrit mes dy vendeve fqinje, duke nënvizuar se “liderë të Ballkanit do të mësojnë nga kjo përvojë, se problemet dhe konfliktet historike mundet të kalohen”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re