Të gjithë e kapim shpesh veten të shikojmë për një kohë të gjatë në rrjetet sociale, videot e shkurtra, ose siç njihen ndryshe me emrin “reels”.
Shpesh këtë lundrim në internet e shikojmë si një zgjedhje mjaft të mirë për informim të shkurtër apo për të kaluar kohën, por, studimet tregojnë se ky ves po kthehet në një problem serioz për trurin, me ekspertët që i krahasojnë efektet anësore me ato të alkoolit apo drogës.
Ekspertët e shëndetit tregojnë sesi truri ynë krijon varësin ndaj këtyre materialeve te shkurtra, dhe efektet anësorë që shkaktojn, nga humbja e përqendrimit, ndryshimi në sjellje, deri tek ulja e performances në punës.
“Lidhet me dopaminën, sa më shumë që e duam, aq më shumë na e kërkon trupi….”” , tha psikologia Renisa Beqiri.
“Ndodh që 3-4 persona në familje të jenë duke parë rells. Na ndikon në kujtesën, tek sjellja jonë, bie rendimenti”… , tha mjekja Gersa Rroko.
Prekja nga trendi i reels, nuk kursen asnjë grupmoshë, por specilistët problemet më të theksuara i shohin tek adoleshentët. Ndërsa, shtojn se edhe të moshuarit po krijojnë gjithnjë e më shumë varësi ndaj tyre.
“Adoleshentët dhe rinia deri te 30 janë që shikoj më shumë. Por, ka filluar edhe mosha e trerë me harresë, dhe vijn duke parë telefonib. Për çdo gjë thonë prit se e kam këtu”. , tha mjekja Gersa Rroko.
Sa më herët të biejm pre e konsumimit të videove të shkurtra, aq më shpejt shfaqen çrregullimet neurologjike. Ndaj ekspertët e shëndetit kërkojn distancim nga rrjetet sociale, dhe përfshirja sa më shumë në aktivitetet fizike, si dhe leximi i sa më shumë librave.
“Nga mosha 0-22 vjeçare, sepse ne ndryshojm mënyrën sesi do të fubksionoj truri, do të kemi probleme neurologjike, apo psikologjike… Në rast se nuk kujdesemi që informacionet t’i marrim në vendin e duhur dhe kreative dëmet do jenë më të mëdha”, tha psikologia Renisa Beqiri.
