Skip to content

Referendum dhe mbledhje të Kuvendit të PD? Basha e përsërit 3 herë: Nuk ka dhe nuk ka për të pasur! A ka bërë presion ndaj krerëve të degëve për mos të pritur Berishën?

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë para selisë të demokratëve lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra, ku po akuzohet se po mundohet të bojkotojë takimet e ish kryeministrit Berisha me anëtarët e PD nëpër rrethe.

I pyetur nëse ai po bënte presion ndaj krerëve të degëve për mos të pritur Sali Berishën, Basha refuzoi të përgjigjej duke kaluar tek pyetja tjetër për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe referendumin brenda PD-së.

“Sa i përket pretendimeve për referendume dhe kuvende. Kuvend të PD përtë marrë në shëqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë do jetë e foksuar këtu. Nuk ka dhe nuk ka për të pasur një kuvend të tillë”– tha Basha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb