Që nga janari, David Beckham ka marrë një dritë jeshile për të krijuar një klub të ri në ligën më të fortë të futbollit të SHBA, MLS. Beckham iu dha leja pas katër vitesh, për një klub qe ende nuk ka emër, që do të përfaqsojë Majemin dhe që ndeshjet e para pritet t’i luajë në vitin 2020.

Megjithatë, e ardhmja e këtij projekti është e diskutueshme. Si pengesa më e madhe për Beckham dhe grupin e investitorëve që ai ka mbledhur, është ndërtimi i stadiumit. Beckham dhe partnerët e tij kanë propozuar pesë vende, por secili ka hasur probleme për arsye të ndryshme.

Në momentin e marrjes së lejes për të krijuar klubin, u zgjodh si lokacion lagja Overtoën, por ky projekt u braktisur, edhe pse Beckham dhe partnerët e tij kishin blerë tokën atje. Përveç rezistencës së popullatës lokale, manjati i ndërtimit Jorge Mas, një nga investitorët më të mëdhenj, donte një lokacion më tërheqës dhe më të madh për kompleksin e ri sportiv.

Beckham dhe partnerët e tij iu drejtuan një tjetër zone, por dhe aty hasën rezistencë të ashpër. Bëhet fjalë për një hapësirë publike me fusha golfi ku mijëra fëmijë shkojnë aty për ta mësuar këtë sport. Por ndërtimi aty i kompleksit të klubit të ri, ka hasur në kundërshtimin e mbi 20,000 nënshkruesve të një peticioni.

Investitorët e Beckham premtuan një kompleks të madh sportiv që përveç stadiumit do të përfshinte lokalet e biznesit, një park dhe disa fusha futbolli të hapura për publikun. Sipas njoftimeve të tyre, kompleksi do të krijonte 11,000 vende pune dhe – e cila është shumë e rëndësishme në këtë rast – do financohej plotësisht nga kapitali privat.

Por popullata në Majemi tashmë është “djegur” duke ndërtuar një stadium. Bëhet fjalë për shtëpinë e re të ekipit të bejsbollit të Marlins që u hap në 2012, e cila u ka kushtuar atyre si taksapagues më shumë se 2.5 miliardë dollarë.

Dhe tashmë, meqenëse aty është një tokë publike, qytetarët do të vendosin në një referendum në nëntor nëse do të ndërtohet një stadium i ri pikërisht aty. Nëse grupi i investitorëve Beckham merr një dritë jeshile, ata do të jenë në vështirësi të mëdha me kalimin e kohës nëse duan të luajnë në MLS që nga viti 2020 dhe vetëm një gjë është e sigurt: plani ambicioz i Beckham nuk do të arrihet pa probleme të reja.

Ky zhvillim tej oqeanit, e që ka si protagonist një figurë të madhe botërore si Beckham, të sjell ndërmend atë që po ndodh në Tiranë me Teatrin Kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re