Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qytetarët shqiptarë duhet të shprehen me Referendume ashtu si në Zvicër.

Meta thotë se ky është objektivi madhor i Partisë së Lirisë. Sipas tij duhet referendum për pensionin e 13-të për pensionistët e Shqipërisë.

“Ndal vjedhjes dhe grabitjes së pensionistëve shqiptarë nga Qeveria e Rilindjes të oligarkëve. Me Partinë e Lirisë, pensionistët do të kenë mbështetjen e merituar”, shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metes: 

Qytetarët shqiptarë duhet të shprehen me Referendume si në Zvicër.
Ky është objektivi madhor i Partisë së Lirisë dhe i Ilir Metës.
Referendum për pensionin e 13-të për pensionistët e Shqipërisë.
Ndal vjedhjes dhe grabitjes së pensionistëve shqiptarë nga Qeveria e Rilindjes të oligarkëve. Me Partinë e Lirisë, pensionistët do të kenë mbështetjen e merituar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re