Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh se është kundër një referendumi për këtë çështje.

Në një lidhje direkt në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, Veliaj tha se, nuk mund të bëhet refendum, pasi, sipas tij, Partia Demokratike iku nga zgjedhjet dhe i quan një “çetë kalamajsh”.

“Zgjedhjet lokale janë referendum, edhe për teatrin dhe për të gjitha punët e Tiranës. Përgjigja nga ana tjetër ishte: ‘Ju do të ikni me turp’. Kur nuk vjen njëherë, dy herë në këshillin bashkiak, largohesh nga parlamenti, me këtë do të bëj referendum unë, me këtë çetë kalamajsh?

Çfarë garancie kam unë që me këtë çetë kalamajsh do kemi një referendum. Doni e bëjnë tani, ata nuk erdhën ikën nga parlamenti”,tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re