Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, me 37 341 vota pro.

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD Albana Vokshi theksoi se procesi ishte procesi ishte transparent i rregullt dhe i qetë.

“Përmes një procesit transparent, të rregullt të qetë dhe me një pjesëmarrje masive. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, 77 degët e PD, numri total i votave të numëruara është 39 441. Pra rreth 40 mijë. Vota të vlefshme, 38 902. Vota pro kryetarit Sali Berisha 37 341”, tha Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re