Skip to content

Referendumi në Maqedoni, Kryemadhi: Qytetarët mesazh të qartë për perspektivën euro-atlantike

1538474826 maxresdefault 3

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur votimin për referendumin e zhvilluar të dielën në Maqedoni.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shkruan se qytetarët e Maqedonisë kanë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.

 

“Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit. Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike. I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike”