Kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave, ndërsa theksoi se referendumi i sotëm është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD.
Sipas tij, ky është një akt madhor që ka dridhur themelet e narkoshtetit.
“Për herë të parë në histori është anëtarësia ajo që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridhur themelet e narkoshtetit. E patë kreun e meduzëz që përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë tjetër nga ajo që është. E patë ju Lul Bravën se si ka mbledhur në antikuvendin e tij nga nxënës shkollash deri tek kryetar me dy mandate të bashkive të PS”, u shpreh Berisha.