Gazment Bardhi në deklaratë për mediat:

“18 dhjetor vendosëm me shumicë dërmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesat e një njeriu që është cilësuar si i korruptuar nga SHBA. Sali Berisha po imponohet me dhunë dhe retorikë përçarse, ushqimi i përditshëm që Berisha i ofron opinionit publik janë sajesa teatrale që dëmtojnë elektoratin e PD. Sa më shumë kalon koha bëhen absurde.

Absurdi i një proteste kombëtare kundër PD në oborrin e PD kundër demokratëve. Pa dyshim është e qartë që kjo protestë e thirru ka qëllim të bunkerizuar PD njëlloj sic u bunkerizua Sali Berisha dhe familja e tij. Prej 9 shtatorit nga goja e Berishës keni dëgjuar vetëm akuza dhe gënjeshtra pasi ai e do PD për mburojë për hallin e tij personal. Firmat e delegatëve u mbyllën në kasafortë por askush nuk bëri transparencë, as më 11 dhjetor nuk u verifikua asgjë. Atë ditë u mbyllën dyer për ata që donin të verifikonin në mitingun e 11 dhjetorit, edhe media u nxorën jashtë në mënyrë të paprecedentë.

Goja e Berishës thotës se u zhvillua referendumi me mbi 44 mijë anëtarë të PD-së. Ata kamufluan interesin e tyre personal por me hallin e demokratëve. Kjo është arsye përse nuk jemi marrë me asnjë proces të Sali Berishës, faktet nisën nga mediat. Dega nr 8 në Tiranë ku Berisha përdori si “lagjen e Bashës” sot cdo shqiptar ka para se si nga 190 individë ku kanë marrë pjesë në votime, rezultati u shpall sikur u shpallën mbi 760 anëtarë të PD-së që votuan për shkarkimin e Bashës. 12 orë filmime janë bërë në këtë qendër ku u realizua votimi nga 1300 anëtarë kanë marrë pjesë vetëm 190 anëtarë. Këto janë provat që ky proces është realizuar në këtë formë në të gjitha degët e partisë, ne kemi heshtur në interesin e PD”, tha Bardhi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re