Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në referendumin e anëtarësisë së Partisë Demokratike për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Gjatë një deklarate për mediat, Albana Vokshi ka zbuluar detaje nga numri total i demokratëve që kanë votuar në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Vokshi tha se deri në orën 13:00 janë mbi 27 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.

Totali i demorkatëve që kanë votuar derë në orën 13:00 është 27.719 anëtarë, por vijon të rritet fluksi. Me gjithë të ftohnin dhe borë njerëzit qëndrojë në radhë. Nëse ka fluks komisionerët kemi porositur që të shtyjnë orarin e votimit deri sa të votojë edhe demokrati i fundit.

Në Kuvendin e thirrur nga Basha që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve pretendohet se janë mbi 5 mijë delegatë, pra më shumë se në Kuvendin e 11 dhjetorit, a keni një koment për këtë? “Nuk kam parë asgjë nga ata dhe nuk më intereson, sot flet sovrani, nuk flasin shoqatat apo numrat e pavërteta. Ju jeni gazetarë i bëni llogaritë sa mban salla e Pallatit të Kongreseve, këto numra nuk dua t’i komentoj fare. Më kanë njoftuare se aty brenda janë shumë persona që nuk janë fare delegatë.

Votimi në disa qarqe të vendit deri në orën 13:00:
Shkodër 2252
Lezhë 2500
Kukës 1400
Durrës 2990
Korçë 2730
Fier 2674
Vlorë 1200

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re