Skip to content

Referendumi për të rrëzuar Bashën nga posti i kreut të PD, zbulohet ora dhe vendi ku do votojë Sali Berisha

Ditën e nesërme duke nisur që nga ora 08:00 e mëngjesit deri në oën 17:00 të mbahen votimet për referendumin e propozuar lidhur me shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Së fundmi është mësuar se ish kryeministri, Sali Berisha do të votojë në njësinë numër 2 në Tiranë rreth orës 10:00 të paradites së nesërme.

Ndërsa njëkohësisht me referendumin që pritet të zhvillohet pranë selive të PD në qarqe të ndryshme të vendit, Basha do të mbajë një Kuvend të PD në “Pallatin e Kongreseve” si kundërpërgjigjie ndaj lëvizjeve të ish kryeministrit, Sali Berisha.

/faxweb