Tirana po shfrytëzon freskinë buze liqenit të Pogradecit për të përgatitur sa më mirë duelin e rëndësishëm në Uefa Champions League. Bardheblutë do ti luajnë shanset e tyre në një ndeshje teke kundër gjeorgjianeve të Dinamos së Tbilisit.Presidenti i kampioneve të Shqipërisë, Refik Halili thotë kundërshtari është i vështirë,  por jo i pakalueshëm.

Halili  është I bindur se Tirana e ka grupin e duhur të lojtarëve që këtë rrugëtim europian ta mbylle me kualifikimin për në fazën e grupeve të Uefa Europa League, objektiv që nga klubet shqiptare e ka arritur vetëm Skënderbeu. Megjithatë presidenti i bardhebluve pranoi se grupit aktual mund ti bashkohen element të tjerë në merkato.

Trajneri Egbo do ti besoje edhe në Europë boshtit që shpalli kampion bardheblute pas 11 vitesh. Tek titullarët shqetëson vetëm boshllëku I lënë nga Ngo në majë të sulmit, ndërsa janë afruar Toli dhe dy maqedonas veriorët Toshevski dhe Najdovski, lojtarë që u aktivizuan edhe në miqësoren e fituar 3 me 0 kundër Pogradecit. Sfida e turit të para kualifikues ndaj Dinaos së Tbilistit do të luhet në Gjeorgji, në 19 gusht e fituesi me gjasë mund të gjeje Cervena Zvezdes në turin e dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re