Gjatë ditës së nesërme, sipas sindikatës ‘Solidaires’, në të gjithë Francën priten të mbahen një shtrirje e gjerë tubimesh për të protestuar kundër reformës së qeverisë lidhur me pensionet.

Sindikata ‘Solidaires’ tha se punonjës nga sektorë të ndryshëm si transporti, energjia dhe arsimi, do të dalin në demonstrata në mbi 250 vende të ndryshme në të gjithë Francën.

Duke folur për mediat lokale, ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, tha se mbi 11 mijë forca policore dhe të xhandarmërisë, përfshirë 4 mijë në Paris, do të garantojnë sigurinë.

Ndërkohë, transporti pritet të jetë shumë i prekur edhe në Paris dhe në rrethina për shkak të aksionit të grevës.

Më herët, në transmetuesin ‘France 2’, kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, deklaroi se të martën bashkia do të mbyllet në shenjë solidariteti me protestuesit.

Projekti i reformës së pensioneve, i cili përfshin një rritje të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, shkaktoi zemërim nga punonjësit dhe sindikatat kur qeveria njoftoi përgatitjet vitin e kaluar.

Disa sindikata bënë thirrje për demonstrata dhe greva pasi kryeministrja Elisabeth Borne zbuloi detaje më 10 janar.

Pas njoftimit, sindikatat kryesore të vendit lëshuan një deklaratë javën e kaluar që inkurajoi një grevë dhe demonstrata mbarëkombëtare.

Kryeministrja Borne tha se pensioni minimal po ashtu do të rritet në 85 për qind të pagës minimale, respektivisht në rreth 1.200 euro në muaj.

Duke filluar nga viti 2027, tha Borne, ndryshimi do të kërkojë të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pensione të plota.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re