Prokuroria e Tiranes ka nisur nje hetim, ku objekti i hetimit eshte nje mesazh kercenues qe ka mberitur ne adrese te Drejtorit te Pergjithshem të Burgjeve Agim Ismailaj.

Nje prokuror dhe dy oficere jane angazhuar per te lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin qe ka kercenuar me jete Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve.

Kercenimi me jete dyshohet se vjen si reagim i personave te denuar per masat e rrepta qe po aplikohen ne sistemin e burgjeve shqiptare, veçanërisht sistemi ’41 bis’, që pritet të izolojë përfundimisht të ashtëquajturit “të fortit” e Burgjeve.

Në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistemin penitenciar nga Ministria e Drejtësisë, “41 bis” ka nisur zbatimin ne dy burgje 313 Tirane dhe ne Peqin.

Regjimi i posaçëm“41 bis”, i konsideruar si mjaft efikas në Itali, është një nga projektet kryesore mes Ministrisë së Drejtësisë dhe antimafjes italiane, i cili është hartuar nga ekspertët  në respektim të të drejtave dhe lirive të garantuara në Kushtetutë si dhe përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Është parashikuar që regjimi 41-bis të rishikohet e rivlerësohet për secilin të dënuar gjatë zbatimit të tij, me qëllim garantimin e një balance të drejtë ndërmjet nevojës për të ndërprerë lidhjet e të dënuarve me organizatat kriminale.

Forcimi i masave të sigurisë, janë kundërshtuar gjithmonë nga të burgosurit dhe të afërmit e tyre të cilët herë pas here kanë artikuluar ankesa të shumta duke kërkuar më shumë liri brenda IEVP-ve.  ()

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re