Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook,  ambasada shkruan se me dy vendet në bordin e ONM-së po monitorohet procesi i “Vettingut” në Shqipëri, për t’u siguruar që të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin.”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, pak javë më parë ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje.

Një një postim në Twitter, ambasadorja bëri thirrje për më shumë aplikime për t’u bërë pjesë e BKH dhe ka theksuar se të gjithë ata që duan të bëjnë diferencën duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re