Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se një tjetër rezultat i arritur nga Reforma në Drejtësi është ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë falas të shtetasve në nevojë. Qytetarët e interesuar e marrin këtë shërbim duke kontaktuar në numrin 0800 1010 dhe portalin www.juristionline.al, duke marrë në këtë mënyrë këshillim ligjor për problematikat e tyre.
“𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐀 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐃𝐈𝐊𝐄 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒 është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit www.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.” –shkruan Etilda Gjonaj.
/faxweb
