Tre vjet pas miratimit te reformes ne drejtësi, organet e reja, këshilli i lartë gjyqësor, ai i prokurorisë dhe magjistratura kanë gati shtëpinë e tyre të re të quajtur Poli i Drejtësisë.

 

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit, të trupës që vezhgon nga afer zbatimin e reformes, Genoveva Ruiz Calavera vuri në dukje mbështetjen e plotë që bashkimi europian i dha reformës gjatë gjithë kësaj kohe.

 

“I bëjmë thirrje aktorëve në këtë proces që të marrin përgjegjësit e tyre pa vonesa. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet. Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”.

 

Në ceremoni morën pjesë edhe ministra e deputetë, si dhe drejtuesit e KLGJ, KLP dhe shkollës së magjistraturës. Mbyllja e inagurimit të polit të drejtësisë u bë me betimin e magjistrateve te rinj.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re