Analisti, Fatmir Merkoçi gjatë një lidhje në skype për “Fax News” ka folur për vendimin e Venecias për zgjatjen e organeve të vetingut.

Nën analizën e Merkoçit në Shqipëri reforma në drejtësi është e dështuar dhe e kapur nga pushteti ku prej vitesh nuk funksionon asnjë gjykatë. Fatmir Merkoçit thekson se vendimi që mori Venecia është i gabuar pasi Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë sa herë që palët politike bëhen së bashku.

“Venecia po loz “mace me miun” me Kushtetutën shqiptare. Venecia e bëri kushtetutën në 98’, është Venecia që pranoi cdo ndryshim kushtetues, është po Venecia që ka hequr sovranitetin e popullit shqiptar sepse janë ndryshuar të gjitha nenet pa referendum popullor. Ajo që bën Venecia është për të ardhur keq që merr këto vendime në të njëjtën kohë ku Kushtetuta në të gjithë botën preket 1 herë në 100 vjet, nuk preket cdo javë kur dytë palët politike bëhen së bashku.

Debati PS-PD? Opozita e bën thjesht por një presion për të vendosur disa opsione të saj meqë do të ndryshohet Kushtetuta. Opozita kërkon që të vendosë kushtet e veta në ndryshimet kushtetuese por është një hap shumë i gabuar. Nuk jemi në kushtet për të ndërmarë prap në dorë ndryshimet kushtetuese, është katastrofë, kushtetuta ka dalë jashtë cdo funksioni. Jemi në kushtet e bërjes së një kushtetute të re të bërë nga shqiptarët në baze të dokeve, zakoneve, traditave dhje kanuneve tona. Është për të ardhur keq pasi gjykata kushtetuese nuk është në gjendje të japë verdiktin e saj, që tregon se anëtarët e Gjykata Kushtetuese janë të përzgjedhurit e politikës sipas preferencës së tyre, ndaj duhet të ndërhyhet të bëhet kushtetutë e re.

Venecia i jep “OK”, mazhorancës për zgjatjen e organeve të vetingut? “I bie që Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse është e drejtë ose jo ky vendim apo kërkesë. Nëse GJK do të jetë në logjikën e saj do ta rrëzojë poshtë pasi kemi dy institucione paralele sic është KLP dhe KLGJ dhe kemi komisionin e vetingut. Këto dy organe mund ta bëjnë fare mirë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reforma në drejtësi? “Reforma në Drejtësi është e dështuar dhe dita ditës tregon më tepër që ka dështuar. Mos harrojmë që kemi diskutuar kur është aprovuar Kushtetuta me 140 vota kam deklaruar se është vendosur diktatura në Shqipëri. Drejtësia është e kapur nga pushteti sepse kemi shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë duke pasur parasysh mos funksionimin e gjykatave, gjykatat e apelit po mbyllen”, tha Merkoçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re