Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi në vendin tonë, ndërsa jep dhe një mesazh për magjistratët e rinj, për të cilët thotë se drejtësia është në duart e tyre. Mirëpo në postimin e tij në Twitter, një koment pikant ka lënë dhe Martin Henze, këshilltar ekonomik pranë PD-së, i cili i bashkëngjit Sorecës, një prej shefave të policisë që dyshohet se ka kryer kríme gjatë komunizmit.

”Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh se shumë të rinj shqiptarë janë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë më të mirat aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe ndihmës ligjorë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik.

Shkolla ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj – dhe Bashkimin Evropian në krah të saj.Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj të cilët janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioni i mediave”, shkruante Soreca në postimin e tij, ndërsa Henze, shkruan si më poshtë.

”Ju jeni duke folur shumë marrëzira. Reforma e sistemit të drejtësisë është një katastrofë, jam i sigurt që jeni në dijeni edhe për mendimet e Komsionit të Venecias. Çfarë do të thoshin italianët nëse Soreca do të prezantonte reformën në drejtësi, ku gjykatat më të larta janë shfuqizuar për disa vite”, shkruan Henze në postimin e tij, ndërkohë që poston dhe foton e Bujar Shkodrës, i cili është sot komisar në Policinë e Lezhës.

Bujar Shkodra me 1989 drejtoi operacionin ushtarak e kerkimit (me ushtaret e MB dhe policet e kampit) ndaj nje te burgosuri qe arriti u arratis nga burgu i qafë barit. Dyshimet janë se Shkodra bashkë me persona të tjerë e ndoqen rreth 10 km në dëborë të arratisurin, gjysëm te xhveshur dhe gjysem te vdèkur duke e terhequr zvarre dhe bërtitur me thirrjet e tij histerike… Bujar Shkodra ishte krau i djathte i Ludovik Calit dhe Edmond Cajës ne shtypjen e revoltës së Qafë Barit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re