Ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh të qartë se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të vazhdojë dhe se për këtë shpresa e shqiptarëve duhet të jenë magjistratët e rinj.

Përkundër zërave se reforma në drejtësi ka ngecur, Soreca mendon të kundërtën, duke theksuar se ajo po ecen përpara, duke këshilluar që ajo duhet të vazhdojë.

“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është e shkëlqyeshme të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë të mirat për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarët, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës. E ardhmja e reformës në drejtësi është në dorën e Shkollë së Magjistraturës dhe të rrugën drejt BE-së”, shprehet Soreca.

Më pas ai thekson se “Shqipëria ka nevojë për magjistratë e rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medias”.

Justice reform is moving forward and its implementation must continue. It is great to see many young Albanians willing to be part of the new justice system.
We wish all the best to today’s applicants for magistrates and advisors, 277 candidates for 100 posts for this…1/2

— Luigi Soreca (@LSorecaEU) June 26, 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re