Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zbardhur bisedën me krerët e drejtësisë në Shqipëri, takim i zhvilluar ditën e djeshme (15 shkurt) në kuadër të turit të tij, ku ndalesa e parë ishte Tirana.
Me anë të një postimi në platformën X, Blinken shkruan se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrimin në BE.
Blinken thekson se ka përgëzuar krerët e drejtësisë shqiptare për progresin dhe avancimin e shtetit të së drejtës.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Sekretari Bliniken në platformën X.
Në foton që vetë Blinken ka postuar shihet të ketë në krah, kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Justice reform is crucial for Albania and its EU integration efforts. I met with justice reform leaders in Tirana to commend their progress in advancing the rule of law and combating corruption. pic.twitter.com/V0ece1FY3g
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
Ndërkohë në një tjetër postim, Blinken shprehet se në ambasadën amerikane në Tiranë ka biseduar me familjet afgane që kanë ardhur në Shqipëri dhe së shpejti do të shkojnë në SHBA për të nisur jetën e tyre të re.
