Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij ndaj sektorit privat për rritje rrogash si një nevojë e frenimit të largimit të forcës punëtore nga vendi.

 

Në një takim me sipërmarrës të Durrësit, Rama deklaroi se shumë vende po e vuajnë fenomenin e mungesës së punonjësve, ndaj gara për rekrutimin e tyre është e madhe.

 

 

“Ka shumë më mirë dhe unë nuk bëj krahasime të tilla, por gjërat ndryshojnë shumë. Nuk dua që të vë në pozitë emocionale ato që më shikojnë pasi dallohen që janë kthyer nga jashtë vendit për të pasur më shumë mënyrë kursimi në vendet e punës tek ne.

 

Trendi i kthimeve është në rritje në raport me të djeshmen, dhe po se akoma largimet janë më të mëdhenj se kthimet. Ne vijojmë që të bëjmë thirrje biznesit që të vijojë rritjen e pagave, pasi momenti është shumë kritik, pasi të gjithë shtetet e Evropës po përballen me këtë fenomen, me faturat e plakjes së popullsisë, dhe po rritet alarmi për mos përmbushjen e vendeve të punës me krahë pune, pasi nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë së tyre. Nuk është vetëm problem në Gjermani por e shumë vendeve dhe gara për të tërhequr krahë pune do të jetë gara e çdo vendi.

 

Gjermanisë i duhen miliona krahë puntore, që nuk ja jep më procesi i lindjeve brenda, deri në 2030 Gjermania ka nevojë për 7 milionë njerëz që të shkojnë aty. Ne jemi në pikën që kemi kthesën e madhe dhe fatmirësisht për shumë arsye qeveria ka arritur ta bëjë kthesën e madhe pasi ka tejkaluar, tërmet, pandemik, të gjithë problematikat që ka sjellë lufta, dhe pse jemi në përballje çdo ditë me këto problematika, kemi nisur një rritje pagash historike, që ka nisur tani dhe mbyllet pas një viti. Që do e çojë harkun e pagës mesatare në 900 euro nga 540 që është sot”, tha Rama.

 

Rama ka kërkuar bashkëpunimin e sektorit privat për rritjen e pagës mesatare, duke thënë se ndonëse përcaktimi i pagës është e drejtë e biznesit, shteti sërish do të ndërhyrjë.

 

Ai thekson se bizneset që nuk do t’i përgjigjen thirrjes së tij nuk do të mund të përfitojnë nga paratë publike përmes tenderave dhe shërbimeve publike.

 

“Sot ne kemi pagën minimale në mesatare, të tretët në rajon dhe do e rrisim 40 mijë lekshin dhe do e çojmë në 45 mijë brenda mandatit, pa shkuar  te 60 nuk do të flemë gjumë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që biznesi të jetë bashkë me ne, pasi ne nuk mund ta detyrojmë biznesin se çfarë page të vendosë, pasi liria e përcaktimin e pagës është në dorë të lojtarëve të tregut, por ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë, nëse bizneset apo në ato biznese që vazhdojnë ta konsiderojnë aftësi konkurruese pagën e ulët dhe konsiderojnë krahun e lirë të punës, duke nxjerrë produkte më të ulëta, si mungesë e pagës.

 

Ka dhe nga ato që u shkruhet 34 mijë lek, por që të të vërtetë në bazë të kualifikimit marrin 65 ose më shumë. Ne nuk do të japim asnjë kontratë publike dhe leje ndërtimi kompanive të ndërtimit nëse nuk kanë paga dinjitoze në nivelin që ne e dimë shumë mirë, sepse Shqipëria është vend i vogël. Qeveria nuk të pengo që të paguash një person me 34 mijë lekë, por nuk do të marrësh leje ndërtimi dhe tendera. Punëtori i të gjithë kategorive janë prioritet i qeverisë sonë, në këtë kohë kështu kemi vendos që të bëjmë kështu. E njëjta gjë do të bëhet edhe në kompanitë e tjera”, është shprehur ndër të tjera ai.

 

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të bëjë realitet reformën e pagave që synon çuarjen e pagës mesatare në 900 euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re