Skip to content

Reforma Zgjedhore/ A do të ketë impakt në zgjedhjet lokale të 2023? Premto Gogo: Forcat politike duhet të bashkëpunojnë dhe të gjejnë marrëveshje mes tyre!

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtues i KRIIK, Premto Gogo i ftuar në Fax News ka folur për Reformën Zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, Gogo nënvizoi faktin që forcat politike duhet të bashkëpunojnë madje edhe të gjejnë marrëveshje mes tyre në rast se do duan që këto ndryshime të kenë impakt në zgjedhjet lokale të 2023.

“Ndryshimet në 2020 kaluan në periudhë intensive të një krize që u arrit kulmi institucionalisht dhe nuk mund të adresohen gjithë ato që u miratuan nga këshilli politik në parlament në atë kohë ndërkohë që opozita aktuale ishte jashtë parlamentit atë kohë. Megjithatë u miratuan një set mendimesh të cilat bënë të mundur që të zhvilloheshin zgjedhje edhe me standarde të paktën edhe në raportin që ne kemi publikuar baza ligjore është e mjaftueshme për të arritur standardet.

Duam reformë të thellë zgjedhore, për ligj të ri dhe të plotë për financimin e politikës, për ligj të ri për partitë politike dhe padiskutim ligjin e referendumeve i cili do të bëjë të mundur që pas 24 vitesh pa miratimit të Kushtetutës ti jepet vendi i duhur qytetarëve që të marrin pjesë institucionalisht për zhvillimet politike. Në linjë me gjitha këta elementë kryesorë që unë përmenda ne e mirëpritën ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, por prej ati momenti dhe deri në 9 qershor nuk pati asnjë orvatje. Pavarëissht se në takime të ndryshme janë shprehur kritika të ndryshme.

Ky është një element sensitiv pasi politika duhet të shprehet qartë nëse reforma e re territoriale që ata kanë ndërmend ta zhvillojnë a do të ketë impakt në zgjedhjet lokale të majit në vitin 2023 apo jo. Koha është shumë e shkurtër, të gjithë praktikat ndërkombëtare nuk e lejojnë një ndryshim të tillë. Nëse këta arrijnë që brenda korrikut do të bëjnë ndryshimet e duhura, nëse kjo do të bëhet me vullnet politik kjo gjë do të shprehet qartazi këto ditë në nisje të komisionit të reformës Territoriale dhe komisionit të reformës zgjedhore. Duhet të ketë bashkëpunim qoftë edhe jo publik midis forcave politike dhe një lloj dakordësie. Mazhoranca kërkon që ta rrudhë edhe më shumë ndarjen territoriale sa më pak bashki ndërsa opozita kërkon të kundërtën”, tha Gogo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë