Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri thotë se opozita ka shtruar në tryezë disa kërkesa, që janë absurde. Në emisionin “Real Story” në “News 24” Gjiknuri tha se është në të mirën e opozitës që Reforma Zgjedhore të mund të mbyllet.

“Frika e opozitës është si ndaj një gogoli. I bëj thirrje opozitës që është në të mirë të tyre që procesi të mbyllet. Opozita ka edhe kërkesa absurde. Nga njëra anë ka kërkesa që nuk janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, kurse nga ana tjetër nuk pranon depolitizimin e administratës, që e kërkon ODIHR-i. Nuk ka proces absolut të mirë, ama ndryshimi i rezultatit rrallë ndodh” – tha Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re