Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët këtë të hënë, pas dështimit për të arritur konsensus për reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit.

Panorama raporton se mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00 në selinë blu.

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re