Brenda këtij muaji PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore.

Sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit. Pas saj kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbërriti në PD për t’u takuar me liderin e opozitës.

Nuk dihet ende për çfarë Kryemadhi dhe Basha diskutuan por me fillimin e 2020, janari pritet që temë diskutimit të ketë pikërisht Reformën Zgjedhore kurse ky është takimi i parë këtë vit mes dy kryetarëve të partive dhe për të caktuar axhendën që do të ndjekin si opozitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re