Situata e krijuar me prishjen e Teatrit Kombëtar vuri jo pak në diskutim vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore, për të cilën ka dhe një afat dhe që nuk është çudi të jetë pengesë e madhe e raportit të Qershorit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Ndaj, diplomatët e huaj në Shqipëri filluan lëvizjet e tyre. Sigurisht më active ambasadorja amerikane, e cila zhvilloi tre takime me Ramën dhe më pas me Bashën, ndërsa nuk arriti dot një bisedë me Metën për shkak të axhendës së tij, por sigurisht u takua me këshilltarët e tij.

Gjithsesi, opozita doli me qëndrim tjetër këtë të premte, duke pohuar se ishte Rama që kërkoi minimin e reformës, me prishjen e Teatrit.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në consensus” shkruan Rama në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re