Ish- kreu i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Kristaq Kume deklaroi se ndryshimet në reformën zgjedhore janë të rëndësishme.

 

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” Kume tha se ndryshimet në Reformën Zgjedhore ndjekin projektet e zhvillimit demokratik dhe duhet të bëhen herë pas here.

 

Sipas tij Reforma Zgjedhore ka nevojë për përmirësime në shumë aspekte por megjithatë për të gjykuar, duhet pritur publikimi i planit të punës nga komisioni.

“Ndryshimet në Reformën Zgjedhiore skanë pse të mendohen nëse do t’i përmbushë qëllimet apo jo komisioni për Refomën Zgjedhore, sepse në vlerësimin tim ndryshimet në të janë procese që ndjekin projektet e zhvillimit demokratik dhe ka nevojë për ndryshime te herëpasherëshme. Problemi është që ky komision çfarë do të bëjë? Dhe për t’i dhënë përgjigje ne duhet të njihemi me palnin e veprimit të tyre, çështjet konkrete që do të ndjekin e si do të veprojnë.”

 

Për sa i përket rekomandimeve të OSBE, Kume tha se komisioni aktual duhet të vijojë punën që është kryer më parë në këtë drejtim.

 

“Ky komision të vazhdojë pune atje ku e la komisioni i kaluar. Problemi i sistemit zgjedhor vazhdon të jetë akoma i pazgjidhur, ky komision e ka për detyrë ta prekë. Ky system deri sot i zbatuar katër herë ka krijuar shtigje për të mos u arritur atje ku duhet dhe përvec kësaj nuk është gjë tjetër përveçse mbajtja e fjalës që kanë dhënë. Presim të shohim axhenden pastaj do të gjykojmë.”

 

Në lidhje me mendimin e tij për ashpërsimin e masave ndëshkuese për ata që cënojnë votën e lirë dhe të ndershme, Kume tha se përveçse ligjeve të shkruara duhet shumë vullnet për të arritur sukses.

 

“Ka vend për tu rishikuar edhe ky aspekt i kodit zgjedhor, mos të harrojmë se ligji është vetëm kusht i nevojshëm për tu realizuar e për tu zbatuar por për të arritur rezultate atje ku duhet, duhet vullnet, vullneti nuk bëhet me ligj, në këtë kuptim ka vend për ndryshime.”

 

Edhe për sa i përket problemit të përdorimit të aseteve publike, Kume tha se ka hapsirë për të ndërhyrë

 

“Rezultatet që dalin nga proceset zgjedhore duhet tqë jenë sa më të mirë”– tha ish-Kreu i KQZ.

 

Si asnjëherë në të kaluarën, për ndryshimet në reformën më të rëndësishme politike, atë zgjedhore, do të angazhohen tetë ekspertë. Ata do të jenë të OSBE-ODIHR, organizmave vendase dhe përfaqësues të partive politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re