Mazhoranca dhe opozita ende nuk janë dakordësuar në lidhje me reformën zgjedhore, një çështje e cila shqetëson dhe partitë opozitare jo parlamentare.

Ata janë mbledhur sërish të premten për të ngritur shqetësimin, pasi sipas Koço Kokëdhimës, kryetar i Zgjidhjes, PD, PS dhe LSI po marrin peng zgjedhjet në Shqipëri.

Kokëdhima paralajmëroi se nëse nuk miratohet reforma e re zgjedhore partitë e vogla mund të bojkotojnë zgjedhjet.

Kokedhima inkurajoi dhe studentët të cilët vijojnë të mos pranojnë dialog me kryeministrin pa u plotësuar tetë pikat.

Kur na ndajnë dhe disa muaj nga zgjedhjet partitë opozitare jo parlamentare ngrejnë shqetësimin për miratimin e reformës zgjedhore. Koco Kokëdhima tha se nëse nuk miratohet reforma e re zgjedhore 3 partitë e vjetra do të marrin peng zgjedhjet. Ai nuk kurseu kritikat dhe për ambasadorët e huaj në vend, të cilët sipas tij po mbyllin sytë për reformën zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re