Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri, bashkëkryetarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, po zhvillojnë këtë të premte seancën e radhës lidhur me këtë reformë. Ndonëse ishte parashikuar të zhvillohej fizikisht, protestat e opozitës bënë që mbledhja të zhvillohet online.

Në këtë mbledhje, dy bashkëkryetarët po zhvillojnë dëgjesa me shoqërinë civile.

Grupi i “Rithemelimit” protestoi kundër kësaj mbledhjeje, duke pretenduar se të dy bashkëkryetarët përfaqësojnë mazhorancës. Ata kërkojnë zgjedhjen e një tjetër kryetari për t’i përfaqësuar.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re