Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”,  ku shprehen se janë të kënaqur që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik.

Në reagim theksohet se OSCE Albania është e gatshme për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe mundësinë e votimit të shqiptarë jashtë vendit.

Ndër të tjera, Prezenca e OSBE/ODIHR bën thirrje për angazhim të menjëhershëm me të gjithë aktorët “për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. Mezi presim të angazhohemi, menjëherë, me të gjithë aktorët, për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re