Ende nuk ka një dakordësi mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për ngritjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

 

Ngërçi sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është objekti që do të shqyrtojë komisioni bipartizan.

Pa e specifikuar se cila është pika për të cilën socialistët dhe demokratët janë ende në bisedime, Taulant Balla tha se për çdo propozim tjetër përveç atyre që rekomandohen nga OSBE-ODIHIR, është mundësia e shqyrtimit.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Natyrshëm që vendimmarrja për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore ka një dakordësi të plotë për ta ngritur. Kemi një dokument parlamentar për ngritjen e këtij komisioni. Jemi në punë e sipër, 95% e punës është bërë deri më tani. Jemi duke saktësuar edhe një çështje të fundit që ka të bëjë më objektin e komisionit. Ka rëndësi që ne jemi duke e diskutuar këtë çështje dhe kemi vullnet të plotë. Unë nuk dua të hyj në detaje. Sa herë që çështjet bëhen publike thjesht na vonojnë kohën. Komisioni i Posaçëm adreson të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga raporti i ODIHR, se kemi që nga viti 2015 që nuk i kemi adresuar. Brenda komisionit ka barazi mes anëtarësh dhe të drejtë vetoja”.

 

Për reformën zgjedhore, demokratët kërkojnë ndryshimin e kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore. Socialistët deri më tani nuk janë deklaruar nëse janë të gatshëm ta bëjnë pjesë të objektit të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore që mesa duket po mban peng edhe krijimin e tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re