Mazhoranca i përgjigjet pozitivisht letrës së Oerd Bylykbashit i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste per Integrim, për zhvillimin e takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Por duke qënë se e hëna e kërkuar nga ta është ditë pushimi, kërkohet që takimi të mbahet të martën.

OSBE REZERVON PER TE MARTEN

Pavarësisht se dita e hënë është ditë pushimi për shkak të festës së Bajramit, OSBE impenjohet maksimalisht që të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për Refrmën Zgjedhore të propozuar nga përfaqësuesit e opozitës me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.

Përmes një njoftimi, OSBE-ja njofton se ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re