Opozita e Bashkuar do të mbledhë në orën 18:00, Grupin e Punës për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jenë tri pika të rëndësishme, si më poshtë:
1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.