Kryetarja e misionit të OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, pas takimit me bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj ditën e djeshme (16 janar), sot, ka zhvilluar një takim edhe me deputetët e opozitës, Gazmend Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, ajo shkruan se takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimit të Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR në lidhje me të.

Sipas Pasztory, OBE është gati të asistojë në procesin e reformës për të barë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.

“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu ,Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

OSBE  është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës”, thuhet në postimin e saj në X.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re