Deputeti i PS, Adnor Shameti deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk e ka një tekst në lidhje me reformën.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Shameti tha se komisioni është ende duke vlerësuar rekomandimet e ODIHR dhe se po punon për hartimin e draftit të plotë.

 

Ai përgëzoi gjithashtu opozitën që sipas tij po jep kontributin e saj për reformën zgjedhore, ndonëse në një komision më vete.

 

Intervista e plotë

PD dhe LSI janë të vendimit se teksti që jeni duke përgatitur apo që keni përgatitur deri më tani nuk është serioz. Një vlerësim të përgjithshëm për tekstin.

 

Dua të sqarojë opinionin publik se nuk kemi një tekst për reformën zgjedhore që pritet të miratohet nga Komisioni I Posaçëm I Reformës Zgjedhore. Aj që është e rëndësëishme të themi është që sot Komisioni I Reformës Zgjedhore është operativ. Në të paktën dy javët e fundit ne jemi mbledhur në dy herë të njëpasnjëshme dhe kemi përgatitur një plan veprimi dhe kemi vënë në axhendë ato çështje ato gjetje të raporteve të OSBE/ODIHR që përbëjnë edhe bazën e punës tonë dhe të veprimtarisë së këtij komisioni. Në këtë kuptim kemi përgatitur blloqe të gjetjeve të këtyre raporteve dhe kemi filluar me bllokun e parë që ka të bëjë me organizimin e fushatës ka të bëjë me pjesëmarrjen veprimtarinë e partive politike në procesin zgjedhor. Do të vazhdojë më tejë në një bllok tjetër me depolitizimin e procesit deh të stafit të administrimit të proceseve zgjedhore dhe me të gjitha gjetjet e tjera.

 

Konkretisht në këtë studio nga përfaqësëesit e opozitës kam dëgjuar se në draftin që po përgatisni ju manipulimi I votës dënohet me gjobë. Kjo nuk është serioze?

 

Çështjet që kanë trë bëjnë me verpa penale të kryera në fushën e zgjedhjeve I zgjidh Kodi Penal. Dhe me paketën e fundit që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur ashpërsim për një sërë veprash penale përfshirë edhe për vepra në fushën e proceseve zgjedhore. Dhe nuk ka asnjë të vërtetë në këtë drejtim. Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi të gjithë gatishëmrinë të gjithë predispozitën që nga njëra anaë të plotësojmë ato nji-dy kushtet e Bundestagut në lidhje me plotësimin e reformës zgjedhore – që kushti I dytë është më pas plotësimi I vakancave në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese process që po ecën mjaft mirë pasi jo më larg se dje në Komisionin e Ligjeve kemi pasur seancën dëgjimore me tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushteteuese – kështu që I shikojmë në bllok të dyja këto çështje.

 

Ju si shumicë keni shprehur vullnetin që brenda vitit deri në fund të dhjetorit, reforma zgjedhore do të kalojë në Parlament do të miratohet. Që I bie me këto ritme dhe me këtë ffrymë dialogu të mos ketë konsensus me partitë politike jashtë Parlamentit. Pra kriza nuk zgjidhet?

 

Vendimi I Kuvendit të Shqipërisë për ringritje të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore ku parashikon të drejtën e vgëzhgimit të partive opozitare jashtë parlamentit për të marrë pjesë e për të pasur edhe të drejtën e vetos në këtë komision I ka krijuar të gjitha predispozitat që opozita jashtëparlamentare të jetë prezente dhe të thotë fjalën e saj. Ajo që unë vlerësoj është se shikoj një ndërgjegjësim të opzoitës edhe ky është një lajm shum i mirë, por edhe një përpjekje për të kontribar, qoftë edhe esktraprocedurialisht përmes komisioni të vet…ky është një hap për tu vlerësuar pasi miratimi I reformës zgjedhore është një proces. Ne kemi nisur atë që na takon në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore ka ndërgjegjësim dhe nga përfaqësuesit e opozitës, shpresojë shumë që deri në përfudnim të këtij procesi të kemi një konvergim të qëndrimeve që do të përcjellim në grupet respective me qëllim që ai produkt që do të nxjerrim në përfundim të jetë bindës për shqiptarët.

 

Zoti Shameti cili është qëndrimi më I fundit I Partisë Socialiste lidhur me rastin e kryebashkiakut të Vorës Kajmaku?

 

Qëndrimi ynë ka qenë I qartë që në krye të herës që: Përgjegjësia penale administrative është individuale, personale. Aq më tepër në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit pasi formulari dekriminalziimit është një akt ngushtësisht personal që plotësohet nga ai kandidati që është për t’u zgjedhur përe cilin do. Qoftë për zgjdhjet lokale qoftë ato qendrore. Në këtë kuptim nuk mund të ketë asnjë përgjegjësi subjekti politik për atë se çfarë secili prej atyre praktikantëve parashtrojnë në formularin e aplikimit. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është I qartë në atë që: Nuk ndikojmë kurrësesi punën e organeve të drejtësisë apo punën e organeve administrative që janë pjesë e procesit të verifikimit. Jemi në pritje dhe presim me shumë vëmendje rezultatet e këtij procesi hetimi qoftë administrative nga KQZ por edhe penal nga prokuroria.

 

Por gjithësesi PS ka marrë një kosto jot ë vogël ku mes 61 kandidatëve 2 deri më tani përfshirë atë të Shkodrës duket se kanë përfshirë një njollë të zezë në biografinë e zgjedhjeve të 30 qershorit?

 

Indirekt mund të trajtohet edhe kështu siç e trajtoni ju. Por dua të sqarojë edhe njëherë që është një akt individual plotësimi I atij formulari. Nga njëra anë PS me stafin e vetë ka bërë një analizë edhe verifikim të të dhënave brenda vendit që është gjëja më e mundëshme për tu realizuar në një kohë të shkurtër. Por ama kur flitet për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit është shumë e vështirë dhe nuk mund të arrihet në një kohë të arsyeshme.

 

Qyteti I Shkodrës do të mbetet I paqeverisur?

 

Juridikusht ndiqet parimi I vazhdimësisë së mandatit. Që në këto kushte ajo kryetarja do të vazhdojë. Nga ana tjetër, në djeninë time, prefekti I Shkodrës ka bërë me dije qëoftë KQZ qoftë Presidentin për situatën e vakancës në Bashkinë e Shkodrës. Kështu që u në pres që në ditë te afërta që do të vinë presidneti të ushtrojë detyrën e tij dhe të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme të pjesëshme në Bashkinë e Shkodrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re