Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe po zhvillojnë një takim në selinë blu me Lulzim Bashën.

Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman po tentojnë që të bindin kryedemokratin për gjetjen e konsensusit për miratimin e reformës.

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët. Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri i cili në përfundim të mbledhjes, tha se ishte gati drafti përfundimtar, por propozimet në minutat e fundit të opozitës ndikuan që të mos arrihej një konsensus.

Ai theksoi se qeveria ka rënë dakord me shumë pika të opozitës, edhe ato që i cilëson si “kushte”, por pavarësisht kësaj, sipas tij “ato nuk hoqën dorë nga kërkesat absurde”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re