Opozita ka paraqitur tre kërkesa për reformën zgjedhore, duke synuar atë që të realizojë futjen në shina të procesit nëpërmjet Këshillit Politik.
Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.
3 janë kërkesat e opozitës: “Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj; Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online dhe puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.