Skip to content

Reforma Zgjedhore/ Zbardhet takimi mes ambasadores amerikane dhe Kryemadhit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Takimi thanë burimet ka zgjatur një orë e 30 minuta dhe në fokus të saj biseda ka pasur reformën zgjedhore, raporton “News24”.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi mësohet se ka konfirmuar vullnetin e partisë që ajo drejton për përmbylljen e kësaj reforme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të saj.