Pas pranimit të ftesës së OSBE-së për pjesëmarrjen në tryezën e thirrur për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, janë bërë të ditur emrat e tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe e partive të tjera të opozitës së bashkuar joparlamentare në konferencën e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.
Bëhet fjalë për Ivi Kasosn Muharrem Çakajn dhe Arjan Madhin, të cilët vijnë respektvisht nga radhët PD-së, LSI-së dhe PR-së i PD-së, Muharrem Çakaj i LSI-së dhe Arjan Madhi i PR-së. Sikurse kuptohet, përfaqësimi i opozitës në këtë tryezë gjithëpërfshirëse do të jetë në nivelin teknik.
Vendimi për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së OSBE-së u mor në mbledhjen e sotme që kreydemokrati Lulzim Basha zhvilloi me aleatët në selinë blu.