Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thënë se zgjatja e mandateve të vetingut është depozituar nga mazhoranca në Kuvend.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Vasili hedh akuza të forta se reforma në drejtësi është kapur nga “Rilindja”.

Reagimi i plot nga Petrit Vasili:

Mandatet e perjetshme dhe Funerali i Reformes ne Drejtesi.
Kerkesa per zgjatjen e mandateve te Vetingut eshte depozituar zyrtarisht nga rilindja ne Kuvend.
Ndersa Kerkeses se SPAK per mandat te perjetshem te prokuroreve te vet ish anetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi sot Minister Ulsi Manja i jep mbeshtetje publikisht dhe thote:

“Prokurorët e SPAK kanë kërkuar të mos kenë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime përsa kohë prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim mandati” – tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Perkthimi i ketyre fjaleve eshte shume i thjeshte:
“Reforma ne Drejtesi vdiq, Rrofte Kapja e drejtesise!”
Reforma ne Drejtesi u ngjiz mbi principin: Larg duart e politikes mbi drejtesine.
Te gjithe e kujtojne mire se Ministria e Drejtesise ne ate kohe u perjashtua totalisht nga procesi i propozimit te saj dhe gjothshka ju besua Kuvendit te Shqiperise.

Analiza e Sistemit te Drejtesise dhe evidentimi i kolonave mbajtese te Reformes se re te Drejtesise si dhe hartimi i propozimit te ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore ju besua totalisht Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte.
Politika ne Kuvend do te kishte vetem rolin e certifikimit formal me vote pa futur aspak duart ne produktin e propozuar nga Ekspertet e Nivelit te Larte dhe te certifikuar nga Komisioni i Venecias.

Perkujdesja ishte absolute, qe gjithshka te fiksohej ne Kushtetute edhe duke rrezikuar futjen e mjaft detajeve ne te vetem e vetem per te evituar me çdo kusht prekjet e Reformes dhe per mos u lene vend interpretimeve, por vetem zbatimit me konseguence te gjithshkaje te miratuar ne Kushtetute e ligje.
Perkujdesje e debat shume i gjate u zhvillua edhe per kohezgjatjen e mandateve te anetareve te institucioneve te reja te drejtesise.Kohezgjatja jo rastesisht u fiksua qarte e forte ne Kushtetute.
Por ç’po ben rilindja me karkasën e mbetur te reformes ne drejtesi dhe me Kushtetuten dhe Ligjet e saj?
Nje baderdi e vertete, nje talebanizem antireforme me qellim kapjen e saj.
Dhjetra ligje te miratuara te reformes ne drejtesi u ndryshuan e u perçudnuan vetem me propozime pacavure te Ministrise se Drejtesise, pa asnje konsultim me Komisionin e Venecias, pa asnje analize te thelluar, pa nxjerrje te pergjegjesive dhe me nje parlament moster njepartiak.

Nuk ka më analize, nuk ka me eksperte te nivelit te larte, nuk ka me certifikim me vote pa futur duart ne reforme, por ka vetem qeveri qe pret dhe shqyen reformen dhe Jihad per kapjen me çdo kusht te saj.
Tashme me aferen e afateve te mandateve rilindja po shemb perfundimisht edhe tullat e fundit te Reformes ne Drejtesi te miratuar me 140 vota ne 21-22 korrik 2016.
Mjerim i madh per ata ish anetare te rilindjes te Komisionit te Posaçem Parlamentar te Reformes ne Drejtesi, qe sot ndodhen ne sallen e parlamentit dhe po zhbëjnë me duart e tyre reformen, qe votuan po vete si dhe e propaganduan me aq zell, por duket qarte qe gjithshka ishte vetem hipokrizi dhe skenar i shemtuar per kapjen e drejtesise.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re