Shqipëria ka marrë një mbështetje financiare në vlerën e 100 mln eurove për të vijuar reformimin e sistemit energjitik. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë  u ndal te rëndësia e projekteve të  reja të diversifikimit të prodhimit të energjisë si parqet fotovoltaike në Divjakë e Spitallë.

Niels Annen sekretari gjerman per shtetin tha se marrëveshja  e bashkëpunimit financiar  për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik  është më rëndësi  për Shqipërinë.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes  ishin dhe kreu i KFW për Ballkanin Jugperëndimor dhe Turqinë si dhe ambasadorja e Francës në Tiranë Elisabeth Barsacq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re