Ndërsa Tirana zyrtare e mohon, nga Berlini zyrtar vijnë lajme se vërtet, kontigjente refugjatësh nga Lindja do stacionohen në Shqipëri.

Së paku është media e njohur me qëndrime afër politikës zyrtare gjermane, Deutsche Ëelle që e ka pohuar diçka të tillë, por referuar një zëri nga Vjena, zëdhënësit të qeverisë austriake.

Sipas asaj çfarë shkruhet nga media e njohur gjermane, qeveria shqiptare do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Dhe procesi do të jetë ky: anijet me refugjatë do drejtohen kah Porti i Durrësit, shoqëruar nga anijet e misionit FRONTEX. Me të mbërritur në tokën shqiptare, individët që nuk kualifikohen për azil do riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin do shpërndahen drejt vendeve të BE-së.

Dhe kjo zgjidhje, siç komenton Deutsche Ëelle, do ketë përfitime të dyanshme: Merkel stabilizon marrëdhëniet e acaruara me aleatët, ndërsa Tirana merr mbështetje nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re