14 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme janë kapur këtë të enjte në afërsi fshatin Trestenik, në Devoll.

 

Mes klandestinëve të kombësive siriane, kurde dhe iraniane ka patur edhe gra dhe femijë të vegjël. Pjesa më e madhe e tyre janë konstatuar në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të motit të keq që ka perfshirë juglindjen.

 

Grupi prej 14 klandestinësh është dërguar fillimisht në kampin e Kapshticës ku ata kanë dhanë deklarimet përkatëse.

 

Pavarësisht motit me reshje shiu dhe të ftohtit e këtyre ditëve, nga kufiri me Greqinë ka vazhduar hyrja e refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve kapen nga patrullimet e policisë kufitare dhe FRONTEX por një pjesë e emigrantëve arrin t’u shpëtojë kontrolleve duke patur si destinacion tranzit Tiranën dhe më pas vendet e Bashkimit Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re