Refugees wait at the Macedonian-Greek border near the town of Gevgelija, on August 22, 2015. Some 2,000 mostly-Syrian refugees spent a rainy night stranded in no-man’s land between Greece and Macedonia as hundreds more began arriving on August 22, on their way to western Europe. The refugees and migrants, who have been there since August 20 spent the night sleeping on the ground despite heavy rain and temperatures which fell sharply during the night. Army troops were deployed throughout the forested hills which line the 50-kilometre (30-mile) border, army spokesman colonel Mirce Gjorgoski told AFP, giving no further details. ROBERT ATANASOVSKI/AFP/Getty Images

Një numër i madh i refugjatëve të cilët qëndrojnë në çadrat verore që i kanë ndërtuar në zonën e pyllëzuar rreth kampit në ishullin Samos të Greqisë, kanë filluar të shqetësohen nga ftohja e motit.

Afërsisht 400 refugjatë në qendrën Vathi të ishullit përpiqen të mbijetojnë në zonën e pyllëzuar, pa ujë dhe energji elektrike dhe për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të kampit. Refugjatët në rajonin ku moti është ftohur me afrimin e muajve të dimrit, kanë filluar të ndjejnë edhe problemin e ngrohjes.
Në ishullin ku ndodhet vetëm një kamp me kapacitet prej 700 personash, numri i refugjatëve arrin në 2.000. Shqetësim të madh paraqet situata e refugjatëve që duhet të jetojnë në çadra me fëmijë të vegjël dhe me anëtarë të familjes me aftësi të kufizuara në tenda verore jashtë kampit.
Refugjati 47 vjeçar Ahmed Halil i cili është larguar nga Siria tha se për shkak të ftohtit vajza e tij 1 vjeçare nga 5 fëmijët e tij ka rrezik të sëmuret.
“Na dhanë një çadër ku qëndrojmë 7 pjesëtarë të familjes. Natën është freskët dhe për t’u ngrohur kemi vetëm një batanije. Ndonjëherë vajza ime 1 vjeçare nuk mund të fle nga i ftohti”, tha Halil duke shpjeguar se në kamp kanë mbërritur para katër ditësh dhe se janë befasuar nga ato me çfarë janë përballur.
Halil tregon edhe një shqetësim tjetër në lidhje me sigurinë e fëmijëve ku ai vë në dukje se çdo natë në kamp ndodh një grindje ndërsa policia është e pamjaftueshme në kuptimin e sigurisë.
Ai vuri në dukje se pastërtia dhe higjiena janë një problem tjetër i rëndësishëm. “Për femrat dhe meshkujt ka vetëm nga një dush në kamp. Krijohen radhë të gjata. Nuk ka rregullisht ujë të ngrohtë. Vetëm disa orë në ditë kemi ujë”, tha Halil.
Ndërsa një tjetër refugjat nga Iraku, 19 vjeçari Muhammed Ibrahim tha se një tjetër mangësi në kamp është problemi me shërbimin shëndetësor. Ai thotë se detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në radhë para dhomës së mjekut.
“Ndonjëherë para mjekut formohet një radhë prej 100 personash, sepse ka vetëm një mjek. Natën nuk ka njeri. Një shok i yni i cili ka plagosur këmbën në luftë arriti tek mjeku vetëm pas tre muajsh”, tha Ibrahim., shkruan aa. Sipas tij, lokacioni ku qëndrojnë refugjatët është një vend në kodër. “Reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë përmbytje këtu. Ajo që na kanë dhënë për t’u mbrojtur është vetëm një mushamë e thjeshtë”, thotë Ibrahim duke bërë të ditur se janë të shqetësuar nga dimri.
“Foshnjat disa muajshe qëndrojnë në çadra pa ngrohje”
Zëdhënësi për shtyp i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Greqi, Boris Cheshirkov, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se situata e refugjatëve në ishujt e Greqisë kryesisht në Samos ka marrë edhe njëherë një kahe shqetësuese.
“Më shumë se 300 refugjatë, përfshirë edhe ato në kushte të pambrojtura, qëndrojnë jashtë kampit në tenda që nuk janë rezistente ndaj nxehtësisë, të ftohtit, dhe në mungesë të kushteve të higjienës”, tha Cheshirkov duke informuar se kampi me kapacitet prej 700 personash është i mbipopulluar dhe se janë strehuar më shumë se 2 mijë persona.
Ai thotë se temperaturat e motit sa vijnë e ulen dhe reshjet po afrohen. “I kemi bërë thirrje qeverisë për sigurimin e mundësive të përshtatshme me kushtet dimërore dhe sigurimin e nevojshëm të ndihmave. Që prej disa javësh familje me foshnja, me persona me probleme mendore dhe me aftësi të kufizuara qëndrojnë në kushte të papërshtatshme për dimrin. Kjo është e papranueshme”, tha Cheshirkov.
Sipas tij, këto probleme duhet të zgjidhen shumë shpejtë. “Jemi pranë nivelit 10 ndaj një çështjeje që ka nevojë për ndërhyrje emergjente nëse do ta vlerësonim në masën nga 1 deri në 10”, tha ai.
“Nevojat më themelore nuk mund të përmbushen”
Bogdan Andrei, anëtar i organizatës “Vullnetarët e Samos”-it (Samos Volunteers) të cilët ofrojnë shërbim arsimor për refugjatët në ishull tha se “Ndodhemi në një situatë ku nuk mund të përmbushen edhe nevojat më themelore për refugjatët”.
“E ndjeni tensionin kur ecni në kamp. Refugjatët janë të zemëruar dhe në prag të shpërthimit”, tha Andrei duke bërë të ditur se refugjatët mund të shpëtojnë sado pak nga presioni i kampit falë qendrës së tyre “Alpha”.
Ai u shpreh se nevoja më e rëndësishme e të rinjve dhe fëmijëve në kamp është siguria. “Kryesisht fëmijët e pashoqëruar janë të pambrojtur. Ndodhin shumë ngjarje të dhunshme dhe ato ndikohen ose përfshihen në këto. Është kusht transferimi i tyre sa më parë në një vend tjetër”, tha Andrei.
Ndër të tjera duke vënë theksin se nuk përmbushen as nevojat e strehimit për fëmijët, Andrei thekson se “Kur të fillojnë shirat çadrat do të përmbyten dhe shumë fëmijë nuk do të mund të kenë ku të strehohen apo të flenë. Gjithashtu edhe uji ndërpritet çdo ditë në kamp. Po përballemi me një problem të madh të higjenës”.
“Rritje e retorikave kundër refugjatëve në ishull”
Zoe Kokalou, përgjegjësja për media i institucionit të organizatës civile Arsis e cila ofron strehim për refugjatët jashtë kampit ka tërhequr vëmendjen për atmosferën kundër refugjatëve në ishull.
Ajo shpjegoi se banorët në një rajon të ishullit i kanë kundërshtuar kur kanë shkuar për marrë një shtëpi me qera. “Një grup me ideologji të së djathtës ekstreme fillimisht kreu sulme verbale ndaj vullnetarëve tanë. Ndërsa më pas fatkeqësisht ngjarja mori përmasa më të mëdha dhe ndodhi një sulm fizik ndaj vullnetarëve tanë”, tha Kokalou.
Duke tërhequr vëmendjen në retorikat e urrejtjes kundër refugjatëve, Kokalou tha se “Pas sulmit kemi patur një mbështetje të madhe. Por, sërish kemi shqetësime nga pikëpamja e sigurisë tonë”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re