Akademiku Artan Fuga ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Open’ në News24’ Fuga tha se Shqipëria mund të ketë detyrime dhe mirënjohje për shumë kombe, që do të çonte sipas tij në ngritjen e shumë kampeve.

Pyetjes se çfarë humb Shqipëria në këtë mes, Fuga tha se nuk di që të ketë marrëveshje pa interes.

“Një marrëveshje e bazuar thjesht në mirënjohje ka kuptim juridik. Unë nuk jam specialist i historisë, por aq sa e njoh, kjo më duket pak një legjitimim i cili është jashtë politik dhe vjen nga një kulturë e cila projektohet nga marrëdhëniet e njerëzve me njëri-tjetrin.

Padyshim nga të dyja anët e brigjeve të Adriatikut ka njerëz që kanë mirënjohje për njëri-tjetrin, por tjetër gjë është detyrimi moral dhe marrëveshja mes shteteve. Ne si një komb i vgoël por me histori të gjatë, mund të kemi shumë detyrime. Ndaj Greqisë, Gjermanisë, shumë e shumë popujve. Kjo nuk do të thotë për shkak të mirënjohjes, po të jetë puna kështu duhet të ndërtojmë dhjetëra kampe dhe i bie të lëshojmë tokën.

Marrëveshje pa interes nuk di të ketë. Kjo më krijon pikëpyetje. Përse Italia nuk e mban vetë këtë kamp? Janë një shtet i fuqishëm dhe i pasur, me nivel shumë më të lartë se ne”, u shpreh ai mes të tjerash.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re