Kontrabandistët rrahën pa mëshirë refugjatët rohinja në një anije peshkimi, tregoi një video e re e marrë nga agjencia AFP.

Video u regjistrua me një telefon celular nga një kontrabandues i cili më vonë u arratis nga anija. Pamjet tregojnë dhjetëra azilkërkues, përfshirë fëmijë, të ulur në kuvertë ndërsa kontrabandistët qëndrojnë mbi ta.

“Ata filluan të na rrahin sepse ne ankoheshim për ushqimin. Ata na rrahën sepse po kërkonim më shumë oriz dhe ujë,” tha Mohammad Osman, një 16-vjeçar që ishte në bord.

Fqinji i tij, 19-vjeçari Enamul Hasan, tha se ai regjistroi në telefon atë çfarë ndodhte, pasi një nga kontrabandistët e la atë në bord ndërsa po ikte në një anije tjetër.

VIDEO: From the crowded camps of Bangladesh, Rohingya refugees take a dangerous and sometimes deadly trip by land and water as they try to reach Malaysia.

An @AFP investigation has pieced together the human trafficking network running the dangerous passage to a new life pic.twitter.com/yrJDzvPkKX

— AFP News Agency (@AFP) December 15, 2020

Në incidente të mëparshme të ngjashme që nuk ishin regjistruar, disa rohinja vdiqën nga duart e kontrabandistëve, tha Hasan për AFP.

“Ata na rrahën pa mëshirë – na goditën në kokë, na tërhoqën për veshësh, na thyen krahët.”

Hasan dhe Osman thanë se 46 persona në anijen e tyre vdiqën nga rrahjet, uria dhe sëmundjet.

AFP nuk mund ta konfirmonte këtë në mënyrë të pavarur, por një pasagjer i tretë tha detaje të ngjashme.

Kontrabandistët përfundimisht morën anijen në bregdetin e Bangladeshit dhe ikën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re